Kryesore

Kim Kardashian dhe Pete Davidson s’e fshehin më dashurinë as në rrugë

10:50 - 19.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian dhe Pete Davidson konfirmojnë dyshimet se janë më shumë se miq. Çifti i ri u pa në rrugët e Palm Springs duke shëtitur të kapur përdore. Fotografitë e siguruara nga Daily Mail tregojnë shumë për marrëdhënien e Kim dhe Pete, edhe pse ata ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht.

Lajmin se ata janë në një lidhje e konfirmoi gjithashtu Page Six. Kim dhe Pete u përfolën për një romancë pas disa takimeve të shpeshta që patën në vendlindjen e Davidson, New York City dhe në vendlindjen e Kardashian, Los Anxhelos.

Ata u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një lunapark në Knott’s Scary Farm në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj “SNL”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.