Sport

Partizani ngec sërish, “X” me Laçin

22:17 - 20.11.21 Gazeta Shqiptare

Tre fitoret radhazi, mes Kupës dhe kampionatit, krijuan iluzionin se Partizani i kishte dhënë fund krizës. Të kuqtë e kanë shumë të vështirë të gjejnë vazhdimësinë e kërkuar me insistim nga Ilir Daja, teksa ngecin sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Laçit. Në “Air Albania” nuk kishte një fitues, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë, por në fund askush nuk buzëqesh pasi kjo pikë i shërben pak, mbi të gjitha Partizanit. Objektivat e tyre ndërlikohen javë pas javë, për titull as që bëhet fjalë por dhe Evropa duket larg për momentin. Për ekipin e Mirel Josës kjo nuk është një pikë për tu hedhur poshtë, fundja kjo ishte një transfertë delikate.



Kurbinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të teksa Julian Shehu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani u rikthye vonë në lojë, në minutën e 79-të ishte Tedi Cara ai që barazoi shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas këtij barazimi 1-1.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.