SHËNDET

Avokado jeshile apo e zezë? Ja se cila është më e mira për ju

09:01 - 22.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ushqim i shijshëm dhe shumë i ushqyeshëm, që shpesh ngatërrohet me perimet, por që është në fakt është një frut i pasur me yndyra të shëndetshme. Ky frut i pjekur ka pushtuar qartazi kuzhinat dhe restorantet në mbarë botën, sepse kanë përdorime të gjithanshme. Varietetet më të njohura janë avokado e gjelbër dhe ajo në ngjyrë të zezë, por ato ndryshojnë nga njëra-tjetra. Avokado e gjelbër është një lloj avokadoje që është më pak e zakonshme sesa avokado e zezë, që është deri më tani lloji më i njohur dhe më i konsumuar i avokados. “AgroWeb.org” ju fton të mësoni më tepër rreth ndryshimeve midis këtyre llojeve dhe se cila është më e mira për shëndetin tuaj.
Ndryshimet
Avokadot me lëkurë jeshile nuk janë aq të zakonshme apo popullore sa avokadot më lëkurë të zezë, megjithatë ka shumë kultivues që e kultivojnë këtë lloj. Ndër llojet më të njohura dhe të përhapura të avokadove jeshile, varietetet “Gwen”, “Pinkerton” dhe “Reed” janë më të njohurat. Për sa i përket aromës dhe shijes, varieteti “Gwen” dallon mes avokadove jeshile. Avokadot jeshile janë të ulëta në natrium dhe të larta në vitaminë C dhe fibra dietike. Mangësia dalluese është sasia e lartë e kalorive dhe karbohidrateve. Për shembull, vetëm një filxhan me këtë lloj avokadoje përmban 276 kalori. Avokado me lëkurë të zezë ose siç njihet ndryshe me emrin “Hass” është lloji më i përhapur i avokados. Ky lloj dallohet lehtësisht nga ngjyra e zezë e lëkurës, e cila bëhet edhe më e errët kur piqet më tepër. Ky varietet është mjaft i ngjashëm me avokadon jeshile, në përmbajtjen e saj të natriumit, fibrave dietike dhe vitaminës C, të gjitha të dobishme për një shëndet të mirë. Gjithashtu ato përmbajnë të njëjtat sasi të larta të karbohidrateve dhe kalorive. Në të vërtetë nuk ka rëndësi se cila avokado është më e mirë, por se cila është më e lehtë për t’u gjendur sepse të dyja llojet kanë të njëjtat përfitime dhe disavantazhe shëndetësore.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.