SPORT

Shkarkimi i Solskajer trazon ujërat, Pochettino e Zidane dalin në skenë

11:12 - 22.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mauricio Pochettino tek Man.United dhe Zinedine Zidane tek PSG, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Anglia. Sipas “Daily Mail”, tekniku argjentinas nuk është aspak i lumtur në Paris, ku jeton në një hotel, larg familjes së tij, gjithashtu i ka ardhur në majë të hundës ankesat e pafundme nga yjet e PSG dhe një dhomë zhveshje shumë e vështirë për tu administruar. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që Pochettino të mendoj largimin për tu rikthyer edhe një herë në Angli, për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”, pa një trajner pas shkarkimit të Solskjaer. Pochettino është një teknik që pëlqehet shumë nga Glazer, e kërkoi edhe në 2018 për të marrë vendin e lënë bosh nga Jose Mourinho, në fund në pamundësi për të bindur Pochettino, zgjodhi Solskajer.




Ky nuk është një operacion i lehtë, pasi në këto kushte, PSG i duhet të gjejë menjëherë një zëvendësues, kjo lëvizje mund të bëhet vetëm nëse Zinedine Zidane pranon ofertën për të marrë drejtimin e gjigandëve francez. Sipas “BBC” kjo mund të ndodh pasi edhe Zidane e josh ideja për të drejtuar PSG. Emri i tij lidhet edhe me një kalim tek Man.United, do të gjente Ronaldo dhe Varane, apo dhe Pogba, por për momentin emiri i tij merr shumë pak kuota nga mediat angleze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.