SPORT

Messi: Sfidat me CR7 janë pjesë e historisë. Herët a vonë do rikthehem tek Barça

12:46 - 23.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes të tashmes dhe të ardhmes, Leo Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca, duke e nis me rivalitetin e madh që ka pasur me C.Ronaldo: “U bë shumë kohë që kur kemi ndalur së konkurruari në të njëjtin kampionat. Kemi rivalizuar gjatë për të njëjtat objektiva, individuale dhe si skuadër. Ka qenë një dualizëm shumë i bukur si për ne ashtu edhe për tifozët, të gjithë janë argëtuar shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbes përgjithmonë në historinë e futbollit”, u shpreh Messi duke u ndalur më pas tek ish klubi i tij: “E kam thënë gjithnjë, herët apo vonë do të rikthehem tek Barcelona, sepse është shtëpia ime dhe aty do të jetojë. Sigurisht nëse do të më jepet mundësia të ndihmojë klubin do ta bëja me kënaqësi.
Xavi? Do të jetë një trajner shumë i rëndësishëm për të rinjtë, do ti mësojë shumë. Me të skuadra do të rritet shumë, nuk kam asnjë dyshim. Dani Alves? Me befasoi shumë rikthimi i tij, mbi të gjitha në këto momente. Edhe ai, ashti si Xavi, do ti ndihmojë shumë lojtarët e rijnë”, theksoi Mesis duke u ndalur më pas tek ekipi i tij i ri, PSG:
Messi
“Ndihem mirë, jam përshtatur, ashtu si familja ime. Sergio Ramos? Në fillim më bënte përshtypja të stërvitesha me dike që për shumë vite e kisha kundërshtar, e vërteta është se ta kem shok skuadre është diçka speciale. Mbappe? Mund të them vetëm se është i lumtur tek PSG, por vetëm ai e njeh të ardhmen e tij. “Katar2022”? Do të doja të luaja një tjetër finale dhe të arrija një tjetër objektiv, iluzionet dhe ëndrrat janë gjithnjë aty”, u shpreh Messi për Marca.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.