SPORT

Supersfida Chelsea-Juventus/ Champions League. Barcelona vulos sonte fatin e grupeve

12:33 - 23.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E marta rikthen emocionet e Champions League, me Barcelonën, Manchester United dhe Atalantën që duhet të fitojnë me patjetër për të hedhur një hap të sigurtë për kalimin e grupeve. Ndërkohë supersfida e mbrëmjes do jetë mes Chelsea dhe Juventus.
Champions League rikthehet sonte me xhiron e pestë të fazës së grupeve që rezulton të jetë mëse vendimtare për disa skuadra me emër në Europë. Ndër të parat është Barcelona që në Camp Nou pret Benfica-n ne misionin e vetëm fitoren. Kjo jo vetëm për hakmarrjen e humbjes në ndeshjen e parë, por edhe për faktin se katalanasve të Xavi Hernandes i duhen 3 pikët për të siguruar vendin e dytë. Në të kundërt përballja e fundit në grup me Bayern rrezikon të kthehet në ferr pasi Barcelona ka 6 pikë, 2 më shumë se Benfica. Përballja tjetër e grupit E mbrëmjen e sotme është mes Dinamo Kiev dhe Bayern-it të kualifikuar.
Tejet interesante është situata edhe në grupin F ku Manchester United që udhëheq me 7 pikë po aq sa Villareal do përballen sonte në Spanjë. ‘Djajtë’ e Cerrik vijnë pak ditë pas shkarkimit të Solskjaer dhe situata nuk është aspak e mirë, sidomos edhe për faktin se nuk kanë asgjë të sigurtë. Më intrigues këtë grup e bën edhe përballja tjetër mes Young Boys dhe Atalanta-s. Fitorja e çdo skuadre në këtë ndeshje do t’i vinte seriozisht në pikëpyetje si Villareal ashtu edhe Manchester United. Për Atalantën e Gasperinit, ku pritet të luajë titullarë edhe Gjimshiti, sonte është një mundësi e artë për të kapur të paktën vendin e dytë.
Në grupin G Salzburgu luan në transfertën e Lille, ndërsa Sevillia ka mundësinë e fundit për të shpresuar, pasi përballet me Salzburg.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.