Kryesore

Detaje të reja të aksidenti tragjik në Bullgari, shihni përplasjen fatale të autobusit në një video 3D

20:46 - 24.11.21 gsh

Mediat e vendit fqinj, kanë publikuar një video 3 D, ku tregohen detaje se si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Në pamjet e publikuara, shihet se si autobusi fillimisht përplaset me bordurën anësore, ndërsa më pas, ndodh një tjetër përplasje në anë tjetër të rrugës.



Pikërisht sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi mjeti është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku autobusi që po kthehej nga Turqia me turistë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u përplas dhe shkaktoi një tragjedi. Mes të lënduarve vlen të përmendet se ka pasur dhe 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.