Kosova

E rëndë në Kosovë/ Sulmohet me kallashnikov autobusi me nxënës në Deçan, shënohen tre viktima dhe disa të plagosur

20:24 - 26.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rajonin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me arme në drejtim të autobusit me nxënës që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.




Sipas mediave kosovare në këtë autobus si pasojë e të shtënave tre persona kanë vdekur,  shoferi i automjetit  dhe dy nxënës, kurse ka edhe të plagosur. Nje prej tyre ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.