AKTUALITET

Dëshira për t’u bërë policë, dyndje të rinjsh në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkurs

14:02 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra të rinj dhe të reja të dynden sot në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkursin per te mbajtur uniformën e policisë.




Siç duket edhe nga fotot e siguarua, të rinjtë ngjitur me njëri-tjetrin presin në radhë për të marrë pjesë në konkurs, me shpresën se në të ardhmen do të bëhen efektivë policie.

Konkursi për Patrullë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u zhvillua sot dhe në përfundim të të gjitha fazave, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.