LIFE STYLE

Dita Botërore kundër HIV/AIDS: Gjithçka duhet të dini për SIDA-n

13:50 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare

Çdo vit, 1 dhjetori kujtohet si Dita Botërore kundër Sidës në të gjithë botën dhe si qëllim ka shpërndarjen e sa më shumë informacioneve dhe ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj kësaj sëmundjeje. Rasti i parë me HIV është zbuluar në 1988-ën e ndërsa sot, në 2021-shin, tema e këtij 1 dhjetori është: “Jepini fund pabarazive, jepini fund Sidës”.



Çfarë është HIV?

Virusi i imunodefiçencës humane (HIV) shkakton një infeksion që mund të shkaktojë sindromën e imunodefiçencës ose SIDA. SIDA konsiston në një dobësim të sistemit imun që mund të çojë në infeksione fatale dhe kancer.

Si transmetohet HIV?

HIV mund të transmetohet nga lëngjet trupore, nga gjaku i një personi të infektuar, nga qumështi i gjirit, por jo nëpërmjet pështymës. Mendohet se HIV transmetohet më shumë nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura anale dhe vaginale. Praktikimi i seksit të sigurt mund t’ju mbrojë nga HIV dhe SST.

A ka një kurë për HIV?

Nuk ka ende një kurë për HIV, por përparimi në mjekësi 30 vitet e fundit ofron mundësinë për të pasur një jetë jo të kufizuar. Trajtimet për HIV dhe AIDS ulin sasinë e virusit HIV në trup dhe forcojnë sistemin imunitar. Terapia Antiretrovirale (ART) përfshin kombinimin e mjekimeve të përditshme për të parandaluar virusin të shtohet. Ato nuk mund ta “vrasin” virusin, por mund të parandalojnë avancimin e SIDA-s. Një kombinim i mjekimeve përdoruet për shkak se virusi mund të përshtatet dhe të bëhet rezistente ndaj disa trajtimeve.

Në fillim të nëntorit doli lajmi se një grua në Argjentinë thuhet se u bë personi i dytë i njohur në botë, sistemi imunitar i së cilës me sa duket e kishte “shëruar” virusin HIV.  Ajo, është personi i dytë i raportuar se ndoshta ka shmangur virusin në mënyrë natyrale – duke fshirë përfundimisht çdo shenjë të HIV-it aktiv – pa ndihmën e terapive mjekësore si transplantimi i qelizave staminale. E para ishte një grua nga Kalifornia, Loreen Willenberg, e cila tani është 67 vjeç. Ajo u diagnostikua me HIV në 1992 dhe sistemi i saj imunitar me sa duket kryente të njëjtin funksion të eliminimit natyral të HIV-it.

Sidoqoftë, nuk ka ende një kurë përfundimtarë për HIV.

Emergjenca e trajtimit të HIV

Njerëzit që besojnë se mund të kenë qenë të rrezikuar nga infeksioni duhet të përpiqen të marrin mjekim për të parandaluar përhapjen e virusit në trup. Për të qenë sa më efektiv profilaksia pas ekspozimit ose PEP duhet të merret brenda 72 orëve nga kontakti me virusin.

Kujt mund t’i tregoni për HIV?

Ekziston akoma shumë stigmë për personat që janë diagnostikuar me SIDA. Kjo edhe për shkak të reklamave të më shumë se 30 viteve të fundit që e prezantojnë atë si “një rrezik për të gjithe”.  Të folurit rreth kësaj sëmundjeje është një proces i vështirë. Për këtë arsye janë krijuar grupe të ndryshme mbështetjeje për këta pacientë.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.