AKTUALITET

“Kemi një rrumpallhane të institucioneve që duhet të parandalojnë krimin”, Artur Zheji analizon raportimin e drejtorit të Policisë së Shtetit

14:22 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Artur Zheji ka komentuar sot situatën e kriminalitetit në vend dhe raportimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë.




Në emisionin “Pikat mbi i”, Zheji deklaroi se “mungesa e opozitës”, ndikon në presionin që duhet t’i bëhej qeverisë për të rritur ndëshkueshmërinë e krimit.

Sipas Zhejit, drejtori i Policisë duhet të bënte një analizë se çfarë duhej bërë më shumë në raport me situatën ku ndodhet vendi.

“U rrëfye shumë politkë ndryshe nga çpritet nga ai, u tha sikur është drejtori i amerikanëve pra njeriu i amerikanëve në krye të policisë.

Prisja më tepër një analizë ku jemi e cfarë do bëjmë jo sa mirë jemi në raport me Bullgarinë. Kujt i dihet se jemi ne më mirë ne raport me Rumaninë e Bullgarinë.

Vrasjet janë kualitative të ndryshme, ti nuk e di nëse është vrarë një ish kryetar bashkie mes qytetit duke ecur me gruan pra një vrasje makabre, në mes të Tiranës dy persona te Astiri u vranë.

Mos themi pastaj që vrasjet edhe të paparashikueshme, të gjitha këto mendoj që kemi një qeverisje që e ka marrë lehtshëm qeverisjen me një mijë kompromise dhe s’ka opozitë.

Opozita po ha vet veten pa diskutim e në këtë këndvështrim ky është momenti më degradues që një qeveri s’arrin ndot të vetëkorrigjohet duhet patjetër të korrigjohet nga jashtë nën presionin e një opozite e cila mjerisht nuk është.

Presioni që ushtron opozita kur pushtetet janë të përkohshme e jo të përhershme 3 mandate do të thotë pushtet padfund e bën më të mobilizuar instrumentet policorë, hetimi e presioni i krejt mazhorancës.

Pra këtu kemi një rrumpallhane të institucioneve që duhet të merren me parandalimin e krimit, sepse krimi kur merr kaq shum guxim që vret në mes të Tiranës, Shkodrës e ndjen veten që është i pandëshkueshëm.

Pra kemi kaluar nga pandëshkueshmëria e politikanëve tek pandëshkueshmëria e kriminelëve. Se një kriminel që të vret nëse skapet e di që nuk e gjen asgjë.”

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.