AKTUALITET

I përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg ish-zyrtarin e policisë së Vlorës Gjergji Kohila

14:45 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.




Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sakaq, dosja për Sokol Boden është veçuar, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.