Kryesore

“Prefekti”/ Shoqata “Tirana”: Turpi le t’i mbetet atij që e bën, do i drejtohemi ministrisë. Aktori Derhemi ironizon: U ulën malet, u ngritën halet!

13:22 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit. Ishte shoqata “Tirana” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre.




Shoqata Tirana është shprehur se do t’i drejtohet edhe Ministrisë së Kulturës që të heqë zyrtarisht nga transmetimi shfaqjen “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist, e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

“Në simpoziumin shkencor të 18 Nëntorit mbajtur në kuadër të marrëveshjes së Shoqatës Tirana dhe Autoritetit të Dosjeve për zbardhjen e historisë, dokumentimin e vuajtjeve njerëzore nën diktaturë dhe perbaltjen e figurave historike, familja e nderuar Tiranase MULLETI ishte një ndër familjet e trajtuara në këtë simpozium.

Si për ironi pak ditë më vonë Teatri Turbina njoftoi shfaqjen e Komedisë “Prefekti” një komedi që ka synuar denigrimin e një prej intelektualëve më të shquar të kohës, Qazim Mulletin, studiuar në Manastir, Zosimea, Kolegjin Elitar të Perandorisë Turke Gallatasaraj. Ai ishte protagonist në ngjarjet më të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit Kombëtar, në Kongresin e Lushnjes, Komandant i forcave vullnetare nacionaliste kundër ushtrive Serbe 1920, Prefekt i Dibrës në Qeverinë e Nolit etj.

Është momenti të përmendim aktin e gjigandit të skenës shqiptare Robert Ndrenika i cili ishte i detyruar të luante rolin kryesor të komedisë “Prefekti”, gjatë viteve të diktaturës komuniste. Por pas viteve 90 kërkoi ndjesë publike komunitetit Tironas në reflektim të ndërgjegjes së tij qytetare, njerëzore dhe intelektuale. Mbase ky mesazh duhej të ishte mësim për çdo aktor që do guxonte të merrte përsipër të përsëriste këtë rol. Fatkeqsisht kjo nuk ndodhi. Turpi le ti mbetet atij që e bën.

Shoqata Tirana do ti drejtohet Ministrisë së Kulturës qe te heqë zyrtarisht nga transmetimi dhe shfaqja, komedinë “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës .

Kjo komedi synon denigrimin dhe fyerjen e komunitetit Tironas, mohimin e kontributin që Tironasit kanë dhënë gjatë gjithë historisë së kombit tonë. Kjo shfaqje ndikon në prishjen e harmonisë sociale dhe nxit urrejtjen ndërkomunitare dhe na rikthen në atë epokë të urryer për të gjithë shqiptarët.

Respekt dhe nderim për figurat intelektuale dhe patriotët Tironas.”- thuhet në reagimin e Shoqatës Tirana.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Me anë të një reagimi, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson.

Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete, leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”, ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.

Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra: “U ulen malet, u ngriten halet””, shkruan Derhemi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.