Show-Bizz

Ups! Shkruante për dashurinë te postimi i Borës, ku shkoi komenti i Beatrix?!

13:32 - 01.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj e kanë shfaqur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe janë më të afërt se kurrë, pavarësisht se aktori ka lënë diçka pezull me Bora Zemanin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Pak kohë më parë Bora hyri në Big Brother për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupaj, por përfundoi duke takuar edhe Donaldin. Ky i fundit kishte shprehur vazhdimisht dashurinë për të dhe ia doli t’i rrëmbente edhe një puthje publikisht.




Pikërisht te postimi ku Bora paralajmëronte hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ishte Beatrix Ramosaj ajo që komentonte për dashurinë midis saj dhe Donaldit.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, shkruante Beatrix e madje shprehte edhe dashuri për Borën.

640-0-61a4c6a67c3f9-300x231-300x231 WhatsApp-Image-2021-12-01-at-12.36.16-300x667
<
>

Mirëpo ky koment nuk është më. Vetë Bora ose personat që menaxhojnë Instagramin e Beatrix e kanë fshirë komentin, në të cilin këngëtarja po merrte mjaft reagime negative.

Vetë Beatrix është stepur në pëlqimin e saj për Donaldin edhe për faktin se e kishte komentuar herë pas here dashurinë e tij me Borën, por tashmë e ka shfaqur hapur si ndihet për Donaldin. Pas spektaklit të së martës ata janë shfaqur shumë të afërt dhe janë përqafuar vazhdimisht me njëri-tjetrin.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.