Kronikë

Vdekja e 4 turistëve ruse në Qerret të Kavajës, aksidentale apo e qëllimtë? Klosi: Si është e mundur në një hotel luksoz të ketë monoksid karboni në pishinë!?

21:51 - 01.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin ‘Në shenjestër’ në ‘News24’, ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Fatos Klosi dhe gazetari Sokol Bregu, folën për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistët rusë.




Klosi e vlerësoi si një ngjarje aksidentale dhe se sipas tij në këtë ngjarje nuk mund të jenë të përfshirë shërbimet sekrete.

Nga ana tjetër, gazetari Bregu u shpreh se nëse kjo ngjarje do të ishte aksidentale atëherë kjo është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se hetimet duhet të përshpejtohen për të parë nëse ka kaldaje të tjera në këtë vend që japin rezultate kaq dramatike.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Shkak kryesor mendoni që është monoksidi i karbonit?

Klosi: Monoksidi i karbonit shkakton vdekjet kur flenë në dhomë, kur djegia nuk është e plotë dhe njerëzit flenë në dhomë ka ndodhur. Por kanë qenë një gjumë dhe nuk e kanë kuptuar. Këta katër njerëz kanë qenë duke u larë, duke lëvizur. Diçka do të kishin ndjerë që në çastin kur kanë hyrë. Por megjithatë gjithë problemi është  se si është e mundur në një hotel luksoz të ketë monoksid karboni në një pishinë?

Sokol Bregu: Por duhet edhe një fizikant për të kuptuar që në të gjithë atë hapësirë sa ishte rrjedhja e kësaj që mund të shkaktonte. Pyetja që do të bëja ishte se duke dhënë metrat e kësaj salle sa duhet të çlirohet. Di që shumë persona kanë vdekur në makinë. Zakonisht në ditë të ftohta bllokojnë xhamat dhe ndezin kondicionerin. Dyshime dhe pikëpyetje…Një njeri i aftë , një doktor duke parë kasetën , xhirimet sepse ata i kanë xhirimet si ka ndodhur vdekja, në mënyrën sesi kanë humbur jetën , një mjek e kupton se çfarë ndodh. Duhet të kuptojmë të gjithë…Më mirë të jetë nga shërbimet sekrete se sa nga një ngjarje aksidentale. nëse kjo është aksidentale e kupton se çfarë ngjarje mund të jetë, e tmerrshme nëse është aksidentale.

Klosi: Shërbimet sekrete nuk janë për të vrarë njerëz. Të mendosh që do vrasin shërbimet sekrete me monoksid karboni është si një ilaç kundër mizave. Problemi është se është një vrasje shumë e komplikuar, skandaloze. Përse duhet të përdorin shërbimet sekrete monoksid karboni? Ka marifete shumë më të holla që mezi zbulohen…

Pyetje: Është aksidentale apo e qëllimtë?

Klosi: Mund të jetë vetëm aksidentale. Ata erdhën nga Maqedonia brenda ditës dhe mund t’i kishin vrarë andej. Nuk mund të bëjnë shërbimet sekretet dhe të mbushin dhomën e pishinës në hotel me monoksid karboni është ngjarja më absurde. Mund të shihet se nëse është bllokuar , ta vendosin pishinën në të njëjtën kondita si ajo ditë për të kuptuar…por nëse nuk është lëvizur asgjë.

Sokol Bregu: Nëse është aksidentale këta duhet të shpejtohen me këto hetime, të shohin nëse ka kaldaje të tjera në këtë vend dhe të japin rezultate kaq dramatike. Përsa kohë që nuk ka një rezultat të qartë të hetimit atëherë ne kjo na bën dyshues.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.