AKTUALITET

Zbardhet draft-opinioni i ‘Venecias’ për afatet e Vettingut: Propozimi i maxhorancës përmbush kriteret

19:28 - 01.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias, ku thuhet se mbështet kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve që kryejnë vettingun e njerëzve të drejtësisë, deri në date 31 dhjetor 2024. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar dokumentin në fjalë.




Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”, -thuhet në raport.

Kujtojmë se opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias do të diskutohet e më pas do miratohet në sesionin e datës 10 dhjetor. Po ashtu Komisioni i Venecias u angazhua në këtë proces pas kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë. Maxhoranca është shprehur më herët se qëllimi i ndryshimit kushtetutës është që të gjithë magjistratët, gjyqtarë dhe prokurorë t’i nënshtrohen të njëjtit standard kontrolli, pasi kalimi i verifikimit tek KLGJ e KLP do sillte ndryshim të metodologjikës së punës, si dhe mundësisht konflikt interesi.

komisioni-europian-venecia.-4okpng komisioni-europian-venecia.-7png komisioni-europian-venecia.-6png komisioni-europian-venecia.-5png komisioni-europian-venecia.-3png komisioni-europian-venecia.-2png komisioni-europian-venecia.-1png komisioni-europian-venecia
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.