Kryesore

Nis procesi për zgjedhjet LDG, Grida Duma: Duhet të jetë e hapur drejt shoqërisë dhe intelektualëve

17:55 - 02.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nis procesi për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas. Nënkryetarja e PD Grida Duma ka publikuar sot pjesë nga tryeza e dialogut për nisjen e procesit zgjedhor me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe “Qendrës për Qeverisjen e Mirë”.




Ajo shkruan se grupi i punës përbëhet nga gra të profilit të lartë politik dhe profesional. Sipas saj, prova e integritet të këtij procesi është përjashtimi i grupit të punës nga kandidimi për LDG-në.

Deputetja e PD thekson se Lidhja Demokratike e Gruas, duhet të shndërrohet në një strukturë të hapur, të madhe, një strukturë që nuk i shërben pushtetit të njërës apo përdorimit nga një-shi.

“Pjesë nga tryeza e dialogut për procesin e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Me mbështetjen e rëndësishme të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe “Qendrës për Qeverisjen e Mirë”.Grupi i punës i përbërë nga gra të profilit të lartë politik dhe profesional, shqyrtoi nisjen e procesit të rivitalizimit Lidhjes Demokratike të Gruas.
Theksuam për transparencë dhe besim, që të gjitha zonjat e këtij grupi pune janë të përjashtuara nga kandidimi për LDG-në. Duke dhënë kështu provën e parë të dedikimit përtej çdo konjukture pushteti.

Lidhja Demokratike e Gruas, duhet të shndërrohet në një strukturë të hapur, të madhe. Një strukturë që nuk i shërben pushtetit të njërës apo përdorimit nga një-shi.
Duhet të hapet drejt shoqërisë dhe intelektualeve.Gratë profesioniste, të respektuara në komunitet, mjeket, avokatet, pedagoget, artistet, arkitektet, psikologet; zonjat e te gjitha profesioneve nuk mund ta gjejnë veten në struktura të mykura partiake.

Lidhja Demokratike e Gruas, nuk mund dhe as do të jetë më një strukturë e varur politike. Duhet dhe do të jete një strukturë më e gjerë se politike, madje kritike e konstruktive me vetë Partine Demokratike në ndërtimin e vlerave.Për këtë arsye duke falënderuar Fonacionin Conrad Adenuaer, Drejtorin Tobias Rüttershoff; z. Arben Cejku, Drejtor i ACGG, Prof. Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i ISP për organizimin shumë të frytshëm të këtij aktiviteti.

Po ashtu falenderoj koleget zjj. Dhurata Çupi, znj. Arta Sakja, znj. Zheni Gjergji, znj. Orjona Pampuri, znj. Eralda Bano, znj. Greta Bardeli, znj. Ina Zhupa, znj. Ledina Aliolli dhe znj. Alfrida Marku; të cilat me dedikim dhe shumë përgjegjësi janë në krye të këtij proçesi tejet të rëndësishëm për LDG-në dhe Partinë Demokratike”, shkruan Duma.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.