AKTUALITET

Shifrat e COVID-19/ Epidemiologu: Rënia nga viti i kaluar për shkak të imunizimit

20:45 - 02.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se rënia e shifrave të COVID-19 si të infektimeve ashtu dhe të vdekjeve në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar i detyrohet imunizimit. Alimehmeti ka folur sot në emisionin “Frontline” në News24 për situatën në vend nga COVID-19 dhe variantin e ri të quajtur Omicron.




Ai tha se lajmi i mirë është që nuk ka asnjë rast të formës klinike të rëndë.  Sa i përket raportimeve të dy javëve të fundit, ai konfirmoi rënien e rasteve por theksoi se nuk është një kurbë e vërtetë.

“Ne do donim të ishim sa më pak. Aktualisht është një fazë rënëse. Shifrat e rasteve të reja po bie lehtësisht, u bë dy javë. Kjo shihet në rastet aktive. Le të shpresojmë të biem në mënyrë të vazhdueshme. Le të shpresojmë që shifrat të reflektohen dhe në shtrimet, por duhet ndjekur në dinamikë. Nuk është një kurbë e vërtetë, por rritje dhe zbritje të ulëta.

Duhet marrë parasysh se ku bëhen testet. Përgjithësisht bëhen në Tiranë. Përqindja e pozitivitetit dhe pse ka shifra më të larta është më e ulët në Tiranë.
Tirana në spital, ka 31 vetë në spital nga 140. 1/5 e rasteve, 4/5 janë nga rrethet. Ka më pak teste në rrethe se sa në Tiranë. Ka shumë raste jashtë që s’po kapen.
Nga nëntori i 2020 është një situatë më e mirë. Asokohe bënin testime vetëm raste që bëheshin sepse kishin nevojë për mjekë, sot bëhen dhe raste për qëllim administrativ. Është edhe më e lehtë se shifrat e dhëna nga viti i kaluar. Kujt i detyrohet kjo, imunizimit. Shifrat spitalore kanë rënë, humbjet e jetës gjithashtu. Këtu kemi efekt vaksine, efekt imuniteti natyror.

Reduktimi i humbjeve të jetës, po ta krahasoni me përqindjen e vaksinimit në popullatë, shihni diferencën në tabelë. Nuk duhet të krahasohen dy muajt sepse variantet kanë qenë të ndryshme, askush nuk e kishte kaluar vitin e kaluar. Riinfektimet ecin më mirë. Në një vit janë përmirësuar dhe terapitë”, tha Alimehmeti.

Sa i përket mutacioni të quajtur Omicron ai renditi disa nga informacionet që ekzistojnë deri tani.

“Dimë që Afrika e Jugut është një rritje të rasteve por Botswana një shtet tjetër që e ka raportuar është në rënie. Nga terreni flitet për forma të lehta dhe kur shkojnë gjurmohen një përqindje e tyre rezulton asimptomatike që është aleati më i mirë i përhapjes. Botswana thotë se 16 raste ndër 19 janë asimptomatikë. Lajmi i mirë është që nuk ka asnjë rast të rëndë, asnjë rast në spital dhe asnjë rast në oksigjeno terapi”, tha mjeku Alimehmeti.

Por si lind një mutacion?

“Metoda më e shpeshtë që ndodh mutacioni është në pacientë që kanë një sistem imunitar të dobësuar. Kur infektohen është një mundësi që këta ta mbajnë virusin për një kohë shumë të gjatë, edhe 200 ditë dhe 300 ditë. Janë raste unike, por çfarë bëjnë duke u replikuar kaq gjatë virusi në trupin e njeriut fillon dhe krijon mutacion. Kjo është arsyeja që i themi njerëzve të vaksinohen.

Tek këta persona rekomandohet doza e tretë 28 ditë pas dozës së dytë, pikërisht për këtë arsye”, tha ai.
Lidhur me mundësinë e ardhjes në Shqipëri të Omicron, Alimehmeti u përgjigj me disa pyetje. “Ne duhet të presim, a është më i transmetueshëm, a shkakton formë të rëndë, a e kapërcen imunitetin e ofruar nga vaksina, a e kapërcen imunitetin e krijuar nga format e kaluara të tjera?
Transmetueshmëria është e lidhur vetëm me këtë fakt që Afrika e Jugut ka një rritje. Është një popull rreth 60 mln banorë, 3 mln e gjysmë e kanë kaluar, por janë shifra të ulëta sepse sierovalenca ka nxjerrë 70%. Ky shtet ka pasur dhe një variant që ka qenë varianti Beta. Nuk kishin efektivitet vaksinat. Por Beta nuk erdhi kurrë në Europë, nuk zuri rrënjë. Ka qenë para Deltës”, tha ai.

Ndërkohë për nominimin me shkronjat greke të varianteve të koronavirusit, Alimehmeti tha se janë vetëm 4-5 që kanë qenë dominuese. “Alfabeti grek, kemi filluar t’i kapërcejmë shkronjat. Arsyet janë dhënë nga OBSH pse ka ndodhur ky kapërcim, por dhe kur të mbarojnë plani është që do vazhdojnë me yjësitë.

1500 variante të konfirmuara vetëm 4-5 kanë qenë shqetësues. Në gusht u fol për variantin Mu. Delta është filluar në Indi. Situata në Afrikën e Jugut shumë larg situatës në Indi”, tha epidemiologu.

Pyetjes nëse ka vend për panik, Alimehmeti iu përgjigj se deri tani format klinike konfirmohen të lehta.
“OBSH ka qenë korrekte në dhënien e informacionit dhe thotë gjithashtu që nuk ka nevojë për bllokim udhëtimesh. Ka shumë mundësi që ne këtë variant që tashmë janë zbuluar në Japoni, Kanada, Australi në të gjithë kontinente, sepse viruset janë disa javë para. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Format klinike deri tani konfirmohen të lehta, presim.

Nuk kemi asnjë provë që thotë se efektiviteti i vaksinave kapërcehet. Nuk kemi asnjë provë që Omicron do bëhet dominant dhe asnjë provë që nuk ka efektivitet vaksina. Nga të dhënat nga Izraeli del se vaksina Pfizer ka qenë 90% efikase me Omicron.

Ne nuk jemi jashtë botës por edhe lidhje direkte me Afrikën e Jugut nuk kemi. Kemi me vendet fqinje, por edhe kur të jetë në Shqipëri në qoftë se ne nuk dimë karakteristikat e sjelljes së tij është apo nuk është nuk përbën ndonjë shqetësim. Shqetësim nëse është asimptomatik. Mosha e atyre që janë prekur nga Omicron është nën 60 vjeç. Është vetëm një mjek mbi 70 vjeç në Izrael por që është i vaksinuar me tre doza”, tha ai.

Për dërgimin e mostrave të dyshuara nga Shqipëria në laborator, Alimehmeti tha se kjo ndodh kur ke një dyshim, merr mostra nga njerëz që dyshon se kanë pasur lidhje, udhëtime në vendet ku ka vatra. “Ka shumë vende që rastet kanë ardhur jo nga Afrika e Madhe. Nuk e identifikon dot kaq lehtë këtë situatë, por atyre njerëzve që kanë një farë dyshimi iu merren mostra dhe dërgohen për analizim. Mjekëve iu intereson gjendja klinike e pacientëve”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.