Kryesore

Ironia e Zhejit: Berisha në raundin e 5 të foltores do të bëhet kryeministër. Demagogjia që po përdor është se do të ketë rotacion

21:32 - 06.12.21 gsh

Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit demokratik.



I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se Berisha, po krijon demagogjinë e një fitoreje të sigurt e shpresën që së shpejti do të jetë kryeministër. Ai tha se nga ana tjetër, Lulzim Basha ka kursyer sulmet e ndaj Berishës, e kjo sipas analistit e fisnikëron atë.

“Doktori i ka djegur të gjitha etapat. Fillimisht tha që do të ketë ndryshime në statut, më pas tha largimin e Bashës. Në raundin e tretë u vetëdeklarua për kandidat. Në raundin e 4 u bë kryetar partie, e në raundin e 5 kryeministër.

Ai po krijon një bindje që ardhja e tij është rotacion i shpejtë. Do të kemi gjëra të shpejta, të fuqishme, ndoshta këtë pjesën demokratike do e ketë apo jo. Ai thotë do bëj namin, këtë karikim jep. Basha mendoj që ka ende një sugjestion si djali i babait. Ia ka lejuar shumë fjalë më tepër, nuk i vjen lufta me babain e kjo e fisnikëron Bashën”, tha Zheji.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.