Kryesore

Lubonja: Pse ajo që po ndodh në PD është negative për opoitën, Shqipërinë dhe Edi Ramën vet

21:45 - 06.12.21 gsh

Analisti Fatos Lubonja tha sot në “Real Story” në News24 se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është negative për opozitën, Shqipërinë dhe për kryeministrin Edi Rama.



Duke folur për zhvillimet në kampin blu dhe krizën që ka përfshirë partinë, Lubonja deklaroi se së pari se është negative si veprim amerikan, pikërisht për këtë sepse dhe dora e tyre në këtë nuk është dorë për të goditur korrupsionin në Shqipëri, por është një mbështetje për qeverinë Rama.

“Një ngjarje që ka shumë dimensione. Shpeshherë merremi me anijen dhe luftën brenda anijes se kush do e marrë timonin apo do mbytet fare se mund të vrasin njëri-tjetrin dhe do mbytet, por duhet parë gjithë konteksti pse anija ka shkuar në këtë gjendje, cilat janë rrymat që e kanë çuar në përplasjet andej-këtej. Mund të merremi me Bashën dhe Berishën dhe mund të merremi me kontekstin shqiptar ku zhvillohet kjo ngjarje.

Që këtu ka dy humbës besoj se kjo është kryesorja. Gjysmohet gjithsesi partia, qoftë moralisht, qoftë si vizion, si perceptim. Gjuha që përdorin ndaj njëri-tjetrit është asgjësuese për të dyja palët dhe s’ka, nuk ngelet lider më aty për popullin demokrat. Kjo që po ndodh në PD është shumë negative dhe për Shqipërinë dhe për Edi Ramën vet që për mendimin tim është regjisori i kësaj ngjarjeje. Sepse vendi ka nevojë për opozitë. Një lider që është demokrat e kërkon opozitën dhe nuk e shkatërron opozitën. Është negative si veprim amerikan, pikërisht për këtë sepse dhe dora e tyre në këtë, nuk është sipas mendimit tim dorë për të goditur korrupsionin në Shqipëri, siç është formulimi në akuzën ndaj Berishës, por është një mbështetje për qeverinë Rama; dhe është negative në një kuptim më të gjerë se po të dëgjosh Lulzim Bashën thotë se PD është shpresa e vetme e Shqipëri, ne jemi shpresa, po heqim këtë të keqe dhe ne do ta ndërtojmë. Në një vend ku kapet sistemi, ku kapet drejtësia dhe ku mbështet një qeveri që i bën të gjitha këto, në këtë rast është kjo e Ramës, kjo mund të pastrojë një opozitë të keqe, por kjo pastron dhe çdo mundësi tjetër që të lind opozitë normale në Shqipëri, në qoftë se ti mbështet një regjim. Regjimi dhe mund të burgosë një-dy, ose heqë jashtë loje nja dy që kanë bërë ca gjëra, siç është rasti i Berishës, por unë s’mund ta mbështes sepse po u forcua ky regjim dhe u mbështet një regjim që bën çdo gjë jashtë votës, jashtë çdo lloj demokracie, se vendosi Amerika që të ikë Berisha se nuk vendosi Basha. Në këtë formë është një vend në gjendje neokoloniale, ku vendos guvernatori dhe s’ka as demokraci, asgjë. Në këtë aspekt është negative dhe për Edi Ramën dhe për Shqipërinë në tërësi”, tha Lubonja.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.