Kryesore

Pas 3 vitesh bashkë, këngëtarja e njohur shqiptare ndahet nga partneri

14:58 - 06.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj amerikan, Anwar Hadid, thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare.




Ata nuk janë parë bashkë në publik për gjashtë javë. Burimet pranë çiftit pohojnë se dyshja po e rimendojnë të ardhmen e tyre së bashku dhe kështu e kanë vendosur romancën e tyre në akull për momentin.

Një burim i tha The Sun të dielën: “Çifti hodhi idenë për të frenuar romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”.

Ndërkaq, Anwar ka lënë të kuptohet se gjithçka nuk është mirë për të, pasi ai postoi në rrjetet sociale për të deklaruar se të gjithë duhet të jetojnë në këtë moment dhe të jenë mirënjohës për atë që kanë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.