Kosova

Përfundoi karrierrën, Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica

20:25 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e përfundimit të karrierës së saj të lavdishme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar sot në një ceremoni shtetërore xhudisten Majlinda Kelmendi me çmimin e heroinës Shotë Galica.




Me këtë rast Osmani e vlerësoi lart xhudisten nga Peja duke thënë se ajo është simbol i shpirtit luftarak.

“Majlinda është krenaria e vendit tonë. Ajo ka sfiduar sportin e xhudos duke fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit të saj, flamuri i Kosovës valoi në shumë vende të botës. Ajo është shumë më shumë se sa çmimet që i fitoi. Ajo është simbol i kurajës dhe shpirtit luftarak”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se Majlinda iu përkushtua Kosovës duke refuzuar oferta të shumta nga vendet e ndryshme të botës.
“Majlinda nuk u josh nga ofertat e shteteve të shumta, por i qëndroi besnike shtetit të saj, Kosovës. Së bashku me trajnerin Driton Kuka, ajo e bëri një punë të jashtëzakonshme duke prezantuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Osmani.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi tashmë ka nisur punën e saj si trajnere e gjeneratave të reja në xhudo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.