AKTUALITET

“Persona të lidhur me krimin dhe ortakët e Ramës në masakrën zgjedhore, mbledhin firma për Berishën!”, Endri Hasa publikon videon

15:17 - 06.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shprehet se në 8 vite Partia Demokratike ka dënuar influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit.




Ndërsa ka publikuar videon ku janë delegatët për mbledhjen e firmave për Kuvendin e datës 11 dhjetor, Hasa shprehet se persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën.

Sipas tij Përparim Kolaveri është përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor.

Ndërkohë thekson se kjo përçarje PD-së është interesi më i mirë i regjimit të kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij ‘non grata’.

Statusi:

Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit. Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor. Është e qartë që përçarja e PD-së ështe interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij non grata. Demokratët do të vazhdojnë betejën e tyre kundër regjimit të Ramës dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.