Kronikë

Plagosi me automatik në këmbë 47-vjeçarin në Theth, arrestohet pas dy muajsh autori

20:50 - 06.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet nga policia autori i plagosjes së një 47-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shtator në Theth. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve raportoi se është kapur shtetasi Klisman Çuni, banues në Theth, i cili ishte në kërkim që prej plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj, ngjarje e ndodhur në Theth më 26 shtator të këtij viti.




Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.
Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.