Kryesore

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, nisin përgatitjet pë festën e rëndësishme të muzikës shqiptare

17:08 - 07.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën për të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27,28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.




Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografi të Albi Çifligut, me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti, nën moderimin e Xhemi Shehu e Jonida Maliqi, Isli Islami e Kelvi Kadilli, me drejtimin artistik të Elton Dedës.

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv  e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e Festivalit dhe disa prej emrave më të njohur të tij.

Muzika, e cila është kryefjala e çdo viti në Festival, do të vazhdojë të mbetet e tillë, jo vetëm në mbështetje të këngëve garuese, por edhe numrave artistikë specialë, për të sjellë një festival tërësisht shqiptar, por me qasje europiane e bashkëkohore në trajtim.

Gjatë konferencës për shtyp, stafi i Festivalit foli për konceptin e këtij edicioni, i ndarë në tri net, ku do të bashkohet historia, e tashmja dhe ajo që pritet t’i ndodhë muzikës shqiptare në të ardhmen, aksesi në tregun europian të këngës.

Netët e Festivalit do të përcillen me publik, me numër të kufizuar, duke respektuar çertifikatën e vaksinimit dhe tamponin me rezultat negativ.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.