Kosova

Ende asnjë dosje në gjykatë/ Të akuzuar për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së prej një viti në Hagë

18:53 - 07.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej një viti ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.




Ndërkohë ende nuk është dhënë një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, pasi akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deri më tani nuk ka arritur të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për të këtë rast, dosje e cila synon të përmbajë një përmbledhje të provave dhe që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou theksoi se një gjë e tillë deri më 17 dhjetor të këtij viti duhet të jetë realizuar.

Avokatët mbrojtës janë shprehur të shqetësuar për procesin e ngadaltë që është zhvilluar.

Gregory Kehoe, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka theksuar se Prokuroria ka kërkuar vazhdimisht shtyrjen e afateve për dorëzim të materialeve.

Ndërkohë konferenca e radhës për çështjen e  Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është konfirmuar në datën 15 dhjetor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.