Kronikë

Procedohet penalisht 33-vjeçari, tentoi të kalonte 39 mijë euro të padeklaruara në Morinë

17:01 - 07.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.




33-vjeçarit B.B., banues në Maqedoninë e Veriut gjatë kontrollit  të ushtruar në automjet, iu gjete dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Morinë, Kukës-Informacion-

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.