Kronikë

U lirua me kusht për shkak të sëmundjes/ Pas 5 vitesh Gjykata rikthen në burg Lulzim Berishën

16:04 - 07.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Berisha i cili njihet si truri i “Bandës së Durrësit” është rikthyer përsëri në burg. Në një  informacion të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Më tej ai shprehet se lidhur me kete vendim te gjykates do të ndermarrë hapa ligjorë.




Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e liroi me kusht atë 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.