Kosova

Covid-19 në Kosovë, 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

15:07 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë  viktimë në 24 orët e fundit.




Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2,288 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë për COVID 10 qytetarë.

Sakaq numri total i rasteve aktive është 319.

Njoftimi-08 Dhjetor 2021:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.