Kryesore

Einxhel Shkira akuzon Ilirin: Për lojë përmendi gruan dhe dashnoren

19:55 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që me hyrjen e saj në ‘Big Brother VIP’ gazetarja Einxhel Shkira ka krijuar shumë situata.




Ajo ka pasur përplasje me shumë nga banorët, por veçanërisht me Ilirin, me të cilin nuk ka arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët dhe herë pas here i hedhin kunja njëri-tjetrit.

Ajo në bisedë e sipër ka folur për Ilirin duke e akuzuar se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që nuk kanë aspak lidhje me gjendjen e tij të tanishme.

“Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrin të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…”, tha ajo duke rikujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhtinë e tij.

Më pas, Einxhel tha se vetëm për lojë dhe për të fituar protagonizëm ai nuk mori parasysh as vajzën e tij,  së cilës iu desh që të mësonte tradhtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit.

“Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori”, tha ajo, deklaratë e cila iu aprovua edhe nga Arbëri, (DJ Dagz).

Kujtojmë se Iliri e ka treguar që në javët e para tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes, e cila kur erdhi u përballë me të nuk ishte shumë e kënaqur për këtë fakt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.