Kronikë

Elbasan/ Arrestohen katër persona, akuzohen për vepra të ndryshme penale

12:28 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, gjithashtu dhe një tjetër është proceduar nga policia.




Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçari K.K., është arrestuar pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Gjithashtu uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit K. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit fizik, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 47 vjec, banues në Elbasan, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës.

Më tej është proceduar shtetasi B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht, shtetasi L. N., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i papajisur me leje drejtimi.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.