Kryesore

Kujton protestën e 8 Dhjetorit, Meta: Sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë!

11:06 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë teksa ka kujtuar protestën e 3 dekadave më parë më 8 dhjetor, e cilësuar sot si Dita e Rinisë.




Përmes një video në ‘Facebook’, Meta thekson se kjo ditë i kujton emocionet e paharruara, ku u thirr për të marrë pjesë në protestën që solli pluralizimin në vend.

MESAZHI I METËS

Kjo Ditë e bekuar e Rinisë më rikthen sot emocionet e paharruara, që përjetova tre dekada më parë, kur në Qytetin Studenti u thirra për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90, që solli pluralizmin politik.
Sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë! ✌️


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.