BOTA

Varianti Omicron i rrezikshëm? Ekspertët të paqartë: Jemi në fillim të hetimeve, asgjë nuk përjashtohet

08:35 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron ka bërë që shkencëtarët të jenë disi të paqartë për rrezikshmërinë e këtij mutacioni.




Kreu i OBSH-së Anthony Fauci, e konsideron të pamundur që Omicron të ketë një rrezikshmëri më të lartë se Delta.

Por ekspertët janë shprehur se hetimi i karakteristikave të Omicron është vetëm në fillimet e tij dhes e të dhënat në këtë fazë konsiderohen të pamjaftueshme.

Gjithashtu edhe kreu i Pfizer është shprehur optimist në bazë të të dhënave paraprake, për këtë mutacion.

Pas përhapjes së këtij mutacioni, në një deklaratë  të tij Fauci është shprehur se kishte transmetueshmëri më të lartë, por që nuk besonte se mund të përballeshin me ndonjë skenar më të keq se me variantin Delta.

“Varianti i ri ka padyshim transmetueshmëri më të lartë. Do të duhen edhe disa javë për të kuptuar plotësisht këtë mutacion. Por nuk besoj se do të kemi një skenar më të keq se ai i variantit Delta. Sigurisht që nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë dhe asgjë nuk përjashtohet” ka thënë ai.

Ndërkohë Alex Sigal, kreu i Institutit, me qendër në Durban të Afrikës së Jugut, ka thënë se “Omicron duket se e bën vaksinën Pfizer 40 herë më pak efektive se Delta, duke reduktuar prodhimin e antitrupave nga trupi i personit të infektuar.

“Një dozë përforcuese e vaksinës mund të ndihmojë në ndalimin e koronavirusit të mutuar”, është shprehur Sigal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.