AKTUALITET

I hapet rruga punimeve për bazën e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Në ditët e para të janarit vendosim gurin e parë, shpronësimet sipas vlerës….

13:59 - 09.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur pas mbledhjes së qeverisë për vendimin e miratuar që i hap rrugë punimeve për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Peleshi tha se bëhet fjalë për kuadrin rregullator, ligjor dhe në ditët e para të janarit do të vendoset dhe guri i parë për këtë projekt madhor. Ai e cilësoi një lajm të mirë për vendin, rajonin dhe sigurinë kombëtare.
Sa i përket shpronësimeve, ministri i Mbrojtjes deklaroi se shpronësimet do të jenë sipas vlerës së tregut dhe pa vonesa.
“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sapo miratuam një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura. Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën punimeve. në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e parë në bazën taktike të NATO-s në Kuçovë. Lajm i mirë për ata që preken nga shpronësimet, do të shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë.
Një lajm i dyfishtë pozitiv për banorët e zonës përreth, dhjetëra mijëra euro investim. Është një lajm i mirë për gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare sepse do të kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që do të thotë më shumë siguri”, deklaroi ministri Peleshi.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.