Kryesore

“Në Kosovë, është e rëndësishme të kesh fëmijë”, Rita Ora flet për ngrirjen e vezëve të saj

20:24 - 11.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngrirja e vezëve është kthyer në zgjidhjen e shumë grave kohët e fundit, të cilat sigurohen që një ditë të bëhen nëna.




Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur gjithashtu të ngrijë vezët e saj, duke iu përkushtuar momentalisht karrierës dhe duke e lënë ardhjen e një bebushi për një moment të dytë.

Për “The Independent”, Rita ka treguar arsyet që kanë ndikuar në vendimin e saj.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne kemi shumë presion, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”- ka treguar ajo.

Momentalisht, këngëtarja shqiptare po shijon romancën me të dashurin Taika Waititi, madje disa media shkruajnë se ai ka takuar edhe prindërit e Orës.

Me sa duket gjërat mes dyshes janë shumë serioze dhe kjo gjë dukej qartë kur ata morën pjesë në çmimet MTV EMA, ku dukeshin shumë të dashuruar. Taika madje u bë në një moment fotografi personal i Ritës, teksa ajo pozonte në tapetin e kuq.

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.