Kronikë

Biznesmeni dhunon gazetaren, e mbyll me forcë, dëshmia e vajzës: U vetëmbrojta…

17:09 - 14.12.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besarta Demushi është gazetarja e cila është dhunuar nga dy persona me inicialet T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç në Tiranë. 24-vjeçarja e cila është e punësuar në televizionin FaxNews ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur.




Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin dy shunuesit kishin konflikt pronësi me një person të tretë.

Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares. Sot, në njoftimin zyrtar, policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është ndërmarrë ndaj dy burrave është ‘procedimi penal’.

Deshmia e gazetares Besarta Demushaj: Me kanë tërhequr për të më nxjerr nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Me pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kane ushtruar dhune fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kane ushtruar dhune fizike duke na shtyre me force. Per tu vetmbrojtur kam perdorur stativin e telefonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.