AKTUALITET

Grabitet Posta në Babrru, autorët marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikleta

10:06 - 15.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:15, në Babrru.




Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.