SHËNDET

Simptomat kryesore të Omicron dhe ndryshimet me variantin Delta

13:54 - 17.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një raporti të Daily Mail bazuar në një studim të kryer në Britani, simptomat e variantit Omicron tregojnë se virusi i ri ngjason më shumë me ftohjen e zakonshme sesa Covid. Ndërsa simptomat më të zakonshme të Omicron janë rrjedhje e hundëve, dhimbje koke, lodhje, teshtitje dhe dhimbje fyti.




“Asnjë nga këto nuk janë simptomat klasike të virusit që kemi njohur deri më tani, si kolla e vazhdueshme, ethet ose humbja e shijes dhe nuhatjes”, thanë studiuesit.

Epidemiologu Tim Spector, shkencëtari kryesor i studimti, u bëri thirrje britanikëve që të tregohen të kujdesshëm kur kanë simptoma të tilla në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e variantit për Krishtlindje. Varianti i ri Omicron ka shkaktuar një shpërthim masiv në Afrikën e Jugut, por aktualisht ka shumë pak të shtruar në spital dhe viktima sesa në valët e mëparshme të epidemisë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Të mërkurën, Afrika e Jugut regjistroi numrin më të madh të rasteve që vendi ka regjistruar gjatë pandemisë, për shkak të përhapjes jashtëzakonisht të shpejtë të variantit Omicron, tha Michelle Grum, e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme (NICD).

“Shtimet në spital nuk po rriten me një ritëm të shpejtë”, shtoi Grum në një konferencë për shtyp. “Ne kemi filluar të shohim disa rritje, por rritje relativisht të vogla në numrin e viktimave,” tha ai.

Wassila Jasat, gjithashtu nga NICD, tha se numri i njerëzve që kishin nevojë për oksigjen ishte “më i ulët në krahasim me valët e mëparshme të pandemisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Joe Faala, këto shifra nuk tregojnë se Omicron është më pak ngjitës, por përkundrazi se vaksinat e COVID-19 mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Kjo është ndoshta për shkak të fushatës së madhe të vaksinimit,” veçanërisht tek të moshuarit, theksoi ai. Rreth një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, 66% e personave mbi moshën 60 vjeç.

Të moshuarit janë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri. Omicron, i cili ka shumë mutacione, u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Botsvana në nëntor, duke shkaktuar panik në mbarë botën dhe duket më ngjitës se llojet e tjera të koronavirusit të ri.

Me më shumë se tre milionë raste, Afrika e Jugut është deri tani vendi më i prekur nga koronavirusi në kontinentin afrikan.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.