Kryesore

Në emisionin ‘Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua pjesa e katërt  “E Vërteta  Mbi Vlorën”

19:25 - 19.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eqrem bej Vlora i dërgon me të shpejnë konsullit të përgjithshëm austriak Alfred Rapaport një raport tronditës; “Jam informuar nga Vlora se Ismail Qemali ka emëruar një komision, i cili dashka të pjesëtojë midis popullsisë tokat e grabitura me forcë prej bejlerëve. Unë ju lutem për këtë që të vini në dijeni përfaqësuesin tuaj Petroviç në KNK, të ketë parasysh se në krye të këtij komisioni është një vagabond i njohur. Kjo tentativë e Ismail Qemalit buron vetëm nga urrejtja që ai ka kundër nesh, klasës pasanike. Një politikë e tillë shpronësuese nuk mund të vihet në zbatim në Shqipëri. Nëqoftë se ndodh diçka, ju lutem që zoti Petroviç të mbrojë interesat tona, dhe nëqoftë se do të pretendonte se është rrëmbyer diçka me forcë prej nesh, le ta marrë në gjykim Komisioni Ndërkombëtar dhe vendimit të tij ne do ti nënështrohemi menjëherë.  Me keto fjalë unë po u dal përpara  të gjitha të paprituarave dhe kërkoj të tregoni interesim për këtë çështje, pasi nuk kemi njeri që mund të mbronte të drejtën tonë”




Përfaqësuesit e Korçës atdhetarët më elitarë, por në këtë moment krejt të pasigurtë për ndonjë përgjigje, duke marrë parasysh rreziqet që ishin normalë në Vlorë, mbrrijnë nga Qishbardha në Kaninë dhe që këtu pas një mbledhjeje vendosin dhe dërgojnë një letër ku parashtrojnë rrezikun e aneksimit së Korçës nga Grekët; “Nga ky rrezik i tmerrshëm u shtrënguam sot të dalim jashtë maleve, dhe të mbledhim fuqitë tona për të marë masat e fundit. Nuk kemi më ç’të presim por të hidhemi të gjithë në kufi dhe ja të vdesim ja të rrojmë bashkë me vëndin tonë të dashur. E njohim atdhesinë tuaj dhe ja pra ku ju themi të hiqni dorë nga puna dhe të vini të bashkohi me ne, në mos po do mirrni një barrë të madhe para historisë, dhe jeta juaj e shkruar do fëlliqet.. Ejani të vdesim bashkë, se pa Korçën, pa Gjirokastrën dhe pa Çamërinë Shqipëri nuk mund të bëhet Shqipëria dhe të rrojë me nder. Ju presim: “Themistokli Gërmenji,  Idhomen Kosturi, Stavro Karoli, Loni Logori, Rauf Fico, Musa Demi, Tahir Muzreka, Azem Xhiku; Kaninë, 21 qershor 1913.

“Në atë Memorandum midis shumë pikavet ishte ajo pikë që intereson fatin e Shqiperisë..

Domethënë i thoshim Qeverisë Shqipëtare, që ajo nuk ka të drejtë të japë konçesione  pa ardhur princi dhe pa u formuar Shqipëria si shtet. Se me arësye një Qeveri e përtanishme nuk  mund  të japë konçesione kur ajo nuk përfaqëson gjithë kombin shqiptar, por vetëm qytetin e Vlonës.Neve që kemi lëvduar atë Qeveri për shërbimin që i pruri atdheut kur në mes të rrezikut ngriti flamurin kombëtar….

Vazhdon në pjesën e pestë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.