Kryesore

Bardhi publikon emrat e delegatëve në Kuvend, Berisha bëri thirrje për bojkot

14:00 - 20.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat deklaroi se standardi i PD është vetëm transparenca.Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për t’i shkuar deri në fund do të publikojë listën e plotë të anëtarëve të Kuvendit, ndërsa shtoi se shumica e anëtarëve zgjodhi të ardhmen.




Gjithashtu Bardhi ka publikuar edhe emrat e delegatëve të pranishëm në Kuvend.

“Për këtë rrëmujë të krijuar në PD, standardi ynë ka qenë transparenca për mbështetjen dhe zgjedhjen e së ardhmes. Transparencë e plotë për shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që zgjedhin të ardhmen dhe ka lënë pas të shkuarën. Dhe sot është radha të bëjmë transparencë për anëtarët e kuvendin Kombëtar që këtë të shtunë zgjodhën të ardhmen, opinioni publik është mbushur me sajesa dhe keq informime që bëhen për të mbuluar rrëmujën e krijuar në PD. Ju e mbani mend që kur në këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar. Berisha i bënte thirrje për bojkot anëtarëve dhe ku nuk iu përgjigjen filluan lajmet e rreme dhe kjo na detyroi të publikonim emrat e çdo anëtari”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.