Kryesore

“Tirana dekorohet me flamujt e Serbisë në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’”, mediat në Kosovë: Rama pritje të ngrohtë Vuçiçit

13:45 - 20.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i përgatit një pritje të ngrohtë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vigjilje të takimit mes tyre për “Ballkanin e Hapur”, në Tiranë.




Kryeqyteti i Shqipërisë është parë të hënën i dekoruar me flamuj të Serbisë e të Maqedonisë së Veriut.

Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë./


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.