Kryesore

“Vagon”, Liçaj: Një shfaqje për udhëtimin e humbur, për të gjetur marrëdhëniet njerëzore

18:04 - 22.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raporti babë-bijë në një kontekst ballkanik të ndikuar nga luftërat e pasiguritë, nga ndryshimi i rolit të familjes te individi, erdhi i inskenuar në shfaqjen “Vagoni” me tekst e regji të Nadser Shatraollit e interpretimin e Neritan Liçajt e Altea Alushit.




“Vagoni është se si udhëton një familje e një marrëdhënie babë e bijë në ndryshimet e kohërave, në një realitet si Ballkani. Është një vagon i ndryshkur që ka humbur udhëtimin siç e ka humbur shoqëria udhëtimin sepse bërthama e shoqërisë është familja”, tha protagonisti Neritan Liccaj.

Për Liçajn, baba i dy djemve shfaqja ka qenë sfiduese, jo vetëm për të sjellë një baba ndryshe nga vetja, por edhe për t’i folur publikut përballë, me një tekst që ndërthur qasjen filozofike, në një pjesë bashkëkohore që rreket edhe të shkundë vetminë.

“Është një periudhë që po e përjetoj vetë si Neritan dhe është shumë e bukur por edhe delikate. E pata të lehtë ta perceptoja problemi ishte ta ndërtoja këtë figurë sepse nuk jam baba arrogant që i lë fëmijët atje. Thelbi është për tu rigjetur edhe një herë marrëdhënia. Sepse ndryshimet historike e politike, janë sfida që duhen përballuar duke gjetur raportin njerëz”, tha ai.

Shfaqja erdhi në teatrin Eksperimental dhe pritet të ketë një udhëtim në teatrot e Shqipërisë e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.