Kryesore

Bamir Topi: S’besoj se do ketë përplasje fizike në selinë e PD, nëse shkojnë drejt ekstremit kanë më pak shanse në gjykatë

14:55 - 24.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, ish-presidenti Bamir Topi tha në “Pikat mbi i” në News24 se nuk beson se do ketë përplasje fizike. Sipas tij, nëse palët shkojnë drejt një ekstremi, kanë më pak shanse në gjykatë.




Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se lëvizja e Sali Berishës ka hyrë në fazën që nuk ka shumë kohë dhe duhet të ngushtojë kohën e sulmit.

Bamir Topi: Nuk besoj se do ketë përplasje fizike në atë seli. Do ishte në turpin e tyre.

Artur Zheji: Një nga rolet më frenuese të kësaj janë mediat, të cilat kanë qenë dëshmitare. Çdo veprim i radikalizuar fiksohet dhe shndërrohet në provë dhe kjo e tremb këdo. Ka një vijë sjelljeje të cilën nuk mund ta kalojë dot. Basha e ka lënë tërësisht të lirë hyrjen, ka mbyllur vetëm disa zyra strategjike, por pjesën bazike, oborrin e katin e parë e ka lënë të lirë. Nuk e di është se e ka bërë nga qytetari, apo është dhe një lloj kurthi i lezetshëm. Lëvizja e Berishës ka hyrë në atë fazë që nuk ka shumë kohë. Elektorati që e ka zgjedhur bën një zgjedhje të shpejtë, duan të shohin sa do vazhdojë kjo lojë, ky angazhim. Nuk është se marrin një shpërblim. Berisha duhet që të ngushtojë kohën e sulmit, në mënyrë që të japë gjithmonë shpresë dhe motivim mbështetësve që gjërat do lëvizin.

Bamir Topi: Jam i mendimit që do ketë një lloj kontinueti të presionit politik. Fakti që ka një depozitim të një kërkese në gjykatë, po të shkojë në ekstrem aksioni politik, i jep shanse të kufizuara në gjykatë. Në një anë pret vendimin që i jep motiv.

Ky është një komision që ka dhe djem dhe vajza të reja. mendoj që është menduar goxha mirë, është strategji dhe jo spontanitet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.