Kronikë

Durrës/ I dënuar në Rumani, arrestohet 43-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

15:39 - 24.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 43-vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. Policia bën me dije se u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.




Po ashtu kanë rënë në pranga edhe 2 persona të tjerë shtetasi A. K., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës dhe shtetasja Xh. Gj., 24 vjeçe, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Durrës

Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Xh. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.