Kryesore

Situata në PD dhe ultimatumi i 5 janarit për Bashën/ Bamir Topi: Duhet dalë menjëherë nga kjo gjendje, po shkohet drejt degjenerimit

14:37 - 24.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Pikat mbi I”, të gazetares Ola Bruko, u diskutua situata aktuale e PD dhe ultimatumi, që Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, i ka vendosur liderit aktual Lulzim Basha për të braktisur zyrën.




Në studio, për të folur rreth kësaj çështje ishin ish-presidenti Bamir Topi dhe analisti Artur Zheji. Për Topin, situata është e vështirë pasi partia është ndarë në dy pjesë. Ai nuk përjashtoi mundësinë që kriza të thellohet.

Ndërsa analisti Zheji, tha se situata në PD do të qetësohet vetëm kur të dyja palët, si ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri aktual i PD, Luzlim Basha të pranojnë se ndarja në parti ka ndodhur.

Topi: Vetëm një lloj vijimi të një degjenerimi të cilin unë e kam parashikuar me keqardhje. Dita që vjen sjell një tjetërsim të këtyre marrëdhënieve. Kam parë edhe gjuhën që nëse për zotin Berisha është normale, po përkeqësohet edhe nga zoti Basha që s’e ka në natyrë. Po shkohet drejt degjenerimit, si nga vetë historia e PD, por edhe e siglës. Duke parë pozicionet tepër ekstreme, në pa pajtueshmëri të plotë, ku synimet janë të kundërta, nuk është problemi i dy individëve edhe pse problemi shihet te ta. Problemi është te baza e gjerë e PD. Historia e PD është shumë e bukur, me momente që lidhen me ngjarje të mëdha historike. Ngjarjet më të mëdha që ka pasur vendi i ka pasur nën qeverisjen e PD. Duke parë se gjërat po precipitojnë preket thelbi i moralit. Duhet dalë menjëherë nga kjo situatë.

Zheji: Në dritën e ngjarjeve më të fundit në rënies së shtetit nga pikëpamja kibernetike tregojnë që ka brenda njerëz që duan një shkundje të fortë të mazhorancës. Jemi duke jetuar kohë interesante, me dëshirën e mirë për të prishur që të rindërtohet diçka e re.

Topi: Nuk duhet parë sot kur kanë kaluar 14 vite e më shumë nga një trajektore tjetër e imja drejt presidencës. Duhet parë si një nevojë, domosdoshmëri e momenti. Ishte vetë zoti Berisha që braktisi synimin e tij dhe kjo detyroi më pas që brenda grupit të niste një betejë për parime të forta të mbajtjes së fjalës dhe vazhdimin e një beteje që kishte filluar pa ekuivok. Me kalimin në presidencë dhe me dëshirën që Berisha të kishte pushtet absolut arriti që ta devijojë atë që konsiderohet si Republikë Parlamentare de facto ta çojë në Republikë Kryeministrore. Për të dalë nga kjo situatë mendoj që kjo betejë që bëhet në PD, ndryshe nga betejat e tjera që janë dominuar nga pjesa formale e zotit Berisha, pavarësisht se kanë qenë në periudhën e presidencës së tij apo ka qenë kryetari i PD, pjesa formale dominohej nga ai. Tentativat për të riformatuar PD, përfundonte në faliment. Ndërsa sot është situatë tjetër. Pjesën formale sot e ka zoti Basha dhe kjo betejë vendoset në dy lloj konjektura. Basha ka anën formale, ka mazhorancën e grupit parlamentar, ka këshillin kombëtar, kryesinë dhe Berisha për hir të së vërtetës zotëron anëtarësinë. Këtu problemi është nëse partia është pjesë formale apo anëtarësia. Problemi më i madh akoma s’ka ardhur. Janë dy faktorë dhe një antagonizëm të fortë. Duke njohur rrugën se si ka hyrë Basha në PD. Ka ardhur pa garë, është katapultuar në pozicione të rëndësishme. Ndaj dhe kolegë të mi kanë pasur sulme ndaj Bashës. Ata motivoheshin se përse ky njeri bën karrierë pa garë. E vërteta e madhe është që Berisha deri pak muajsh ishte një zë që mungonte, nuk ishte në natyrën e sjelljes së tij. Dukej sikur ai kishte një lloj komforti. Ndodhi një dominant i fortë që e kaloi Berishën në instikte. Jemi pikërisht në momentin që kjo përplasje është pa kthim.

Zheji: PD do të qetësohet kur do të pranojë faktin që janë bërë 2 ndarje. Kjo është një ndarje që ndodh ndryshe. Konflikti do të thellohet, ultimatumi i datës 5 janar është real. Fakti është që këtë e kanë zhurmnajë për të mbajtur të konsoliduar elektoratin. Nëse do të degradojë më shumë situata me qeverinë shqiptare, me daljen e të dhënave, që cënojnë sigurinë e shtetit do të bëhet një tmerr, anarki e paparë. Do i tregohen banditëve kë të gjobisin. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Topi: Presioni është i natyrës politike, sepse ka 2 procese që ndodhin në të njëjtën kohë. Fakti që është formalizuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës është pranuar se kjo do të shkojë në një zgjidhje juridike. Kur e merr në dorë gjykata interrpertimet mbeten të natyrës politike. Basha e ka aq kulturë juridike, politike e qytetare që të ndihet i mbrojtur ë një farë mënyrë sepse ka një suport moral të fuqishëm edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Basha ndihet i qetë sa i përket pjesës formale, por nga ana politike ai nuk ndihet i qetë. Në rastin më të mirë të mundshëm, Basha nga selia e PD do të detyrohet të dalë në terren. Çfarë do të gjejë në struktura është pikëpyetje e madhe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.