AKTUALITET

Ultimatumi për Bashën, Nishani: Nëse më 5 janar nuk largohet nga zyra, nuk parashikoj se çmund të ndodhë

14:01 - 24.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bujar Nishani, anëtar i Komisionit Nismëtar të Rithemelimit të PD deklaron se nuk parashikon se çmund të ndodhë nëse më 5 janar Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të PD, gjë që nënkupton që situata mund të shkojë deri në përplasje fizike. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Nishani shtoi se duhet të merren masa, që sipas tij nënkupton largimin e Bashës, në të kundërt nuk mund të parashikohet se çmund të ndodhë.




Nishani hodhi poshtë faktin e dhënë nga PD se Fation Dauti, personi që shqyeu derën e PD, është i akuzuar për trafiqe dhe ka rekorde kriminale. Nderkohë Nishani bëri dhe një deklaratë sipas të cilës, gjysma e delegatëve të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit nuk ekzistojnë fare si persona dhe kjo përbën një skandal më vete. Më poshtë një pjesë e zbardhur e deklaratave të Nishanit.

Zoti Nishani, cfarë do ndodhë nëse më 5 janar zoti Basha nuk largohet nga zyra siç e keni njoftuar me një shkresë?

Ne presim që deri më datën 5 situata të zgjidhet brenda sistemit. Nëse nuk zgjidhet, pra nëse Basha nuk largohet nga zyra më 5 janar, absolutisht është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë. Unë e kam të vështirë të theme se çfarë mund të ndodhë.

Zoti Nishani, cfarë domethënë kjo? Po na frikësoni.

Jo. Jashtë sistemit unë nuk parashikoj se çfarë ndodh. Unë parashikoj se ç’mund të ndodhë brenda sistemit. Ata të cilët po e çojnë çështjen jashtë sistemit, ata po e çojnë situatën drejt paparashikueshmërisë.

Zoti Nishani, ju e keni fjalën se situatë mund të shkojë në një konflikt fizik?

Nuk e di.

Fjala që ju nuk e parashikoni dot, do të thotë që merrni masa se ..

Po.

Përse ultimatumin ndaj Bashës e bëtë pikërisht për më 5 janar dhe jo më parë ose më vonë? Me këtë keni menduar të hajë gjelin e detit dhe më pas të lërë detyrën?

Sepse menduam që impenjimi i shqiptarëve këto ditë është për festat. Dhe zgjidhja e situatë stë jetë pas festive.

Nëse reagimet e ndërkombëtarëve do jenë kundër këtij qendrimi dhe kundër përplasjes fizike, si do veproni?

I vendosin shqiptarët fatet e tyre. Asnjë ndërkombëtar nuk vendos për fatet e shqiptarëve. Nëse ndonjë ndërkombëtar do refuzojë gjysmë e popullsisë së Shqipërisë, është zgjedhja e tyre. Unë nuk mendoj se ka ndërkombëtar që refuzon gjysmën e popullatës.

Zoti president, a është normale për një format si juaji që keni krijuar si një politikan serioz dhe i matur që një mbështetësi juaj të shqyejë deren e sallës së mbkedhjeve në selinë e PD, ndërkohë ky person akuzohet si personazh me rekorde kriminale?

Ju them që është një turp ajo që kryetari Basha ka thënë në adresë të Fation Dautit. Nuk është fare e vërtetë që ai ka rekorde kriminale. As nuk kërkohet nga policia britanike dhe nuk është marrë me veprimtari trafiqesh droge. Basha ka bërë një gabim të madh në adresë të tij. Faktri është që një kushëri i tij është i skeduar, por jo Fatjoni. Ky përdorim është i turpshëm.

Por ama Basha ka mledhur instituconet legjitime të PD, Kuvendin, Këshillin Kombëtar dhe kryesinë.

Po e them për herë të parë, ne i kemi skanuar të gjithë ata që u janë lexuar emrat si pjesmarrës në kuvendin e datës 18. Na rezulton që gjysma e tyre nuk ekzistojnë fare si persona. Kjo është skandaloze. Në ditët në vijim do japim edhe të dhëna të tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.