AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Vala do të jetë më e shkurtër se Delta, ja çfarë pritet

17:53 - 25.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24 ka folur rreth variantit më të ri të Covid-19. Alimehmeti u shpreh se Omicron po shpërndahet në mënyrë të shpejtë dhe koha e dyfishimit është shumë e shkrtër prandaj edhe vala goditëse do të jetë më e shkurtër se Delta.




“ Nuk është se ka ndonjë gjë shumë të çuditshme, fakti që vjen me sekuencimin gjenetik, duhet të kemi parasysh që kemi një kohë vonese për këtë lloj analize që është afro dy javë. Janë raste të paktën të para dy javëve. në një teknikë të vecantë që bëhet me PCR shihet që  gjeni S bie, dhe kjo të jep një mundësi shumë të lartë që të kesh të bësh me Omicron. Omicron shpërndahet në mënyrë të shpejtë. Pse them që dy janë shumë? Sepse në SHBA nga 0.7 % në dy javë Omicron shkoi në 73.2%. kështu edhe ne do i ngjajmë pjesës tjetër të Europës. Nëse mesatarja në Europë kanë qenë 40% raste Omicron edhe ne do jemi diçka më poshtë, por shumë shpejt do i kapim, sepse koha e dyfishimit të rasteve me Omicron është nga 3.2 në 3.6 ditë. Pra, është një kohë shumë e shkurtër. Edhe vala goditëse do jetë më e shkurtër në javë, jo sa ishte Delta. Megjithatë, fakti që ne jemi në Botë të hapur, do hynte. Nga ana tjetër nuk kemi ende një rritje të rasteve. Do presim me qetësi ditët në vijim” u shpreh Alimehmeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.