BLUETOOTH

Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj në garë për të fituar Festivalin e RTSH

11:00 - 25.12.21 gsh

Edhe pak ditë na ndajnë nga Festivali i RTSH. Si dihet tanimë, në garë janë artistët, që veç fitimit të këtij kompeticionit, do të përfaqësojnë vendin tonë në Eurosong. Finalja e 29 dhjetorit duket se do të jetë një garë e fortë mes Alban Ramosajt dhe Ronela Hajatit, këngët përfaqësuese të të cilëvë janë më të suksesshmet në “Festivalin e Këngës” referuar shikimeve në YouTube.



Alban Ramosaj, pas suksesit në “Këngën Magjike” ku fitoi vendin e parë, prek skenën e “Festivalit të Këngës” me “Theje”, një këngë e shkruar nga ai me muzikë po nga Albani në bashkëpunim me Marko Polo. Në pjesën dërrmuese komentet janë pozitive dhe thonë ndër të tjera se kënga mund të renditet në Top10 në Eurovision. Me një diferencë të vogël në shikime, kënga e Ronelës renditet në vendin e parë. “Sekret” mban vulën e Ronelës përsa i përket tekstit dhe muzikës. Ashtu si në rastin e Albanit, komentet për Ronelën janë pozitive dhe shumë prej tyre theksojnë se ka ardhur koha që Shqipëria të mos prezantohet me balada.Vështirë të përcaktohet një fitues, por gjasat janë që gara e fortë të jetë mes Albanit dhe Ronelës.

Kujtojmë se të tre netët e festivalit do të prezantohen nga Isli Islami, Jonida Maliqi, Xhemi Shehu dhe Kelvi Kadilli. Nata e parë do t’i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë të pranishëm emra që kanë lënë gjurmë në 60 vjet histori dhe nata e tretë do t’i dedikohet formatit të Eurovision. “Festivali i Këngës” do të mbahet më 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Festivalit, këngët që mbërritën në zyrën e Festivalit u renditën përpara komisionit me numra rendorë, pa asnjë informacion shtesë në lidhje me autorët apo interpretuesit e tyre dhe u vlerësuan me notë “kaluese” dhe “jokaluese”.

Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, u përzgjodhën 20 këngë për garën e festivalit të Këngës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.