Kryesore

Pesë vite pa Bujar Lakon/ “Ishte i butë e shpirt njerëzor, në film ashtu si dikur nuk po e shohin më”, Përparim Kabo prek me rrëfimin e tij

18:01 - 26.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bujar Lako u bë 5 vite që i mungo kinematografisë shqiptare. Profesor Përparim Kabo, teksa sjell në kujtesë kohën me të, ai shprehet se një shpirt njerëzor i mungon këtij vendi.




Reagimi i plotë i Përparim Kabos

Pesë vite pa Bujar Lakon…ishte i butë në shpirt njerëzor, ishte mik dhe bisedues i hapur, por ishte edhe i prerë kur vinte re se kujtesa po thahej…Shkoi një ditë në bankë , atje pranë shtëpisë, në rrugën Myslym Shyri…Në sportel shqiptoi si me ndroje emrin Bujar Lako, foli me zë të ulët sepse nuk donte të linte pershtypjen se po i pëlqente të dukej. Kurrë nuk i kishte pëlqyer dukja , mburrja apo pushtetputhja, ishte gatuar ndryshe. Kush, kush, e pyeti vajza e re e arkës…Bujari mendoi se ajo po habitej që kishte kaq afër artistin, por jo nuk ishte kështu…vajza nuk e njihte.
Bujar Lako shqiptoi Bujo dhe ngriti pak tonin, nga ana tjetër përsëri një lloj indiferentizmi, vajza kërkonte në kujtesën e kompjuterit…Ju nuk më njihni mua, e pyeti Bujari…Jo i tha vajza. Si nuk më keni parë kurrë? Jo vazhdoi ajo me naivitet. Po ndonjë film shqiptar nuk keni parë? Po,…po edhe kam parë…Atje Bujari heshti, u ligështua shumë…rrudhi ballin…mos tha me vete së brendshmi…për së gjalli dhe nuk po na njohin…Ikën 5 vite Bujar Lako, vendi ashtu është si e ke lënë, lesh e li…me pseudoheronj, me cuba, me harlekine…me karnavale…me pak dritë, me pak art, me pak shpesë…

Bujo librin tim Antropologjia e Artit me dy vëllime ia dhurova Mirës gruas tuaj…bëra dhe një shënim në faqen e parë, një dedikim për artin tënd…më shkruajti e më falenderoi, ishte prekur dhe qe ndjerë krenare për ty Bujar Lako. Në ditë të shënuara dërgojmë mesazhe edhe sot pas teje do i shkruaj edhe asaj …Me Bojkenin përshendetemi shpesh…ja kështu mik…ecin ditët, ecin netët, capiten muajt e javët dhe zvarriten vitet në Shqiperinë tonë…Por një film ashtu si dikur nuk po e shohin…s’ka më Bujar Lako…Ndoshta atyre anëve përtej…në boten e etërit filmat që ju krijoni janë të vërtetë…ndoshta…
Është e diele sot, një dite me diell Bujar Lako…Si të tha Sander Prosi te Udha e Shkronjave…këto gërma janë flori e kaluar floritit or Tunxh…por Ndrio e kishte thikën në gji për ta ngulur pas shpine…kështu kemi ngelur Bujar…Po të percjell duke sjellur në mendje atë muzik të bukur të ndjerë të Kujtim Laros…e ti mbi kalë shkoi drejt diellit ….

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.