Kryesore

Studiuesit i japin përgjigje pyetjes që bëhet më shpesh për Omicron, ja detaji që kanë zbuluar për variantin e ri shumë infektues

13:30 - 02.01.22 gsh

Një numër në rritje studimesh po tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit ka më shumë shanse të infektojë njerëzit duke “ndaluar” në fyt se sa të zbresë poshtë dhe të prekë mushkëritë.



Për shkak të kësaj, shkencëtarët besojnë se kjo është përgjigja pse ky mutacion duket të jetë shumë më infektues, por më pak vdekjeprurës se variantet e tjera të virusit, raporton “The Guardian“.

Gjashtë studime, katër prej të publikuara që për Krishtlindje, kanë zbuluar se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e të infektuarve aq shumë sa Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të Covid-19.

“Rezultati i të gjitha mutacioneve që e bëjnë Omicron të ndryshëm nga variantet e mëparshme është se ai mund të ketë ndryshuar aftësinë e tij për të infektuar lloje të ndryshme qelizash,” tha Deenan Pillay, profesor i virologjisë në University College London.

“Në thelb, duket se është më në gjendje të infektojë traktin e sipërm respirator – qelizat në fyt. Pra, do të shumohej në qelizat atje më lehtë sesa në qelizat e thella në mushkëri. Kjo është me të vërtetë paraprake, por studimet tregojnë të njëjtën gjë”

Studimet ende nuk janë rishikuar nga shkencëtarë të tjerë.

Nëse virusi prodhon më shumë qeliza në fyt, kjo e bën atë më të transmetueshëm, gjë që do të ndihmonte për të shpjeguar përhapjen e shpejtë të Omicron.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.